Bayern Munich ka arritur të marrë pikët e plota vetëm në fund të takimit ndaj Ingolstadtit.

Golat e fitores u shënuan nga Vidal në minutën e 90, dhe Robben një minutë më vonë.

Bayerni vazhdon të jetë lider me 49 pikë.

Nga ana tjetër Dortmundi është befasuar nga skuadra e fundit në tabelën e klasifikimit, Darmstadti.

Vendasit shënuan fitore prej 2 me 1, ndaj skuadrës së Thomas Tuchelit.

Boyd dhe Colak shënuan golat për vendasit, kurse Guerreiro shënoi për Dortmundin.

Me këtë humbje Dortmundi mban vendin e katërt me 34 pikë. Kurse Darmstadt ka vetëm 12 pikë në vendin e fundit.

Në takimet tjera, Leipzig humbi në shtëpi 3:0 nga Hamburgu i Mërgim Mavrajn, Leverkusen fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit dhe G’landbach fitoi në udhëtim të Werder Bremen me rezultat minimal 0:1.

Artikulli paraprakLëndim i rëndë, nuk udhëton me skuadrën e tij Chelsea
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Liverpool – Tottenham