Menaxheri i përgjithshëm i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka bërë të ditur se Pierre-Emerick Aubameyang nuk do t’i shitet rivalit gjerman Bayern Munchen, ashtu siç i ishin shitur yjet si Gotze, Lewandoski e Hummels.

Sulmuesi nga Gaboni që ka gjetur rrjetën 25 herë këtë stinor në Bundesligë nuk do të bëhet një  tjetër futbollist i Dortmundit që do të zhvendoset nga Signal Iduna Park për në Allianz Arena.

“Mendoj se ai do të qëndrojë me ne”, tha Watzke për Sport1.

“Por nëse Real Madrid dhe Barcelona vijnë me oferta të mëdha, atëherë do të duhet ta diskutojmë”, kishte shtuar ai.

Artikulli paraprakKaos total te Reali: Zidane në shënjestër nga lojtarët “sherri” i Ronaldos!!!
Artikulli tjetërPSG kompleton “pokerin”, -3 tani nga lideri…