Pas barazimit me Atletico Madrid, para tyre është pjesa më e rëndësishme e kampionatit, kurse futbollistët e Real Madridit janë në kaos total dhe në përleshje.
Kështu shkruajnë mediat spanjolle (madriliene) për situatën aspak të mirë brenda zhveshtores sepse para këtij dueli me rivalin lokal Luka Modric, Toni Kroos dhe Gareth Bale e ftuan trajnerin Zidane për të biseduar diçka serioze. Francezit i thanë që jashtë skuadrës duhet të jetë Cristiano Ronaldo pasi portugezi është totalisht jashtë formës.

Përkundër “rebelimit” të lojtarëve, Zidane e inkuadroi yllin e vet kryesor në skuadër dyhe ishte shumë afër që Ronaldo të shonote, por golin e sigurtë e shpëtoi mbrojtësi Stevan Savic që e largoi topin nga vija e portës.

Pëveç këtyre tre lojtarëve, edhe të rinjë po gjuajnë fjalë në drejtim të Ronaldos i cili këtë stinor ka shënuar 26 gola në të gjitha garat.
Për të gjithë këta lojtarë këto shifra janë të paarritshme, por pavarësisht këtyre fakteve të gjithë mendojnë se Ronaldo është nën standardin e tij.

Reali të mërkurën luan ndeshjen e parë kundër Bayern Munchen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kurse pas dy javësh në program është “El Clasico”.

Artikulli paraprakLazio s’ka fuqi më shumë! Napoli dominon në “Olimpico”….
Artikulli tjetër“Aubameyang në asnjë mënyrë nuk do të shitet te ky klub”