Është gjithnjë e më afër derbi i së dielës Milan-Inter. Para dy orëve është zyrtarizuar edhe emri i gjyqtarit i cili do të ndajë të drejtën në këtë ndeshje të madhe dhe të rëndësishme në San Siro, Paolo Tagliavento. Është gjyqtari ndoshta i vetëm më i padëshiruar në “derbi madonnina” pasi ai ka qenë dhe do të mbetet armiku i të gjithëve në qytetin e Milanos që nga “goli i famshëm i Muntarit” nga 25 shkurti i vitit 2012 kunëdr Juventusit.

Por, Tagliavento ka qenë protagonist për të keq edhe tek tifozët e Interit pavarësisht fitores këtë stinor përballë Juventusit nën referimin e tij, por ata kujtojnë shumë momente negative me këtë gjyqtar, sidomos i Jose Mourinhos në vitin 2010 në ndeshje kundër Sampdorias dhe jo vetëm.

Tagliavento ka qenë gjytari që më shumti ka ndëshkuar me kartonë të kuq futbollistët e këtyre syja skuadrave, dhe frika për suspendim nga loja është prezente edhe këtë herë.

 

 

 

Artikulli paraprakPremier League, kalendari i Vitit të Ri favorizon Chelsean
Artikulli tjetërNë prag të derbit madrilen, Simeone merrë lajmin e ditës