Golashënuesi më i mirë i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është i gatshëm për derbin kundër Realit, ka thënë bashkë-lojtari i tij Juanfran për mediat spanjolle.

Sulmuesi francez kishte lënduar këmbën në ndeshjen kundër Suedisë në kualifikimet për Kampionat Botëror të premten e shkuar dhe më pas nuk ka luajtur në ndeshjen miësore kundër Bregut të Fildishtë, por ai lëndim nuk është i një natyre serioze dhe ai do të jetë në dispozicion të Diego Simones për ndeshjen kundër Realit.

“E kam pyetur sot në mëngjes Griezmannin se a do të luajë në derbi dhe më ka thënë se do të luajë”, ka thënë Juanfran. Ndeshja e xhiros së 12 mes Atleticos dhe Realit luhet të shtunën në Vicente Caderon dhe fillon në orën 20:45.

Artikulli paraprakArmiku i të gjithëve!!!
Artikulli tjetërKloop parashikon fituesin e botërorit “Rusia 2018”, nuk është Anglia ose Gjermania