Këtë të premte, në mitukun “Wembley” do të zhvillohet miqësorja e luksit mes dy gjigantëve të futbollit europian dhe atij botëror.

Përtej një testi miqësor, një klasike e tillë gjithmonë ka përcjellë emocione dhe adrenalinë për publikun. Dy kombëtaret, pasi kanë arritur të sigurojnë kualifikimin direkt për në botërorin ‘Russi 2018’, do të testojnë forcat e tyre në “Teatrin e ëndrrave”.

Anglia do të vijë në këtë duel me mungesa të rëndësishme siç është ajo e Dele Allit, Jordan Henderson, Raheem Sterling dhe Adem Llallana. Tekniku i stolit të ‘Tre luanëve’, Gareth Southgate pritet të zbresë në fushë me skemën me tre mbrojtësa, kundër ‘Pancerave’.

Ndërkohë kampionët në fuqi të botës, nën drejtimin e Joachim Loë, i cili tashmë udhëheq ekipin prej gati 11 vitesh, po gëzojnë një formë vërtetë të shkëlqyer.
Formula e miksimit të talenteve të reja dhe atyre të futbollistëve me eksperiencë ka dhënë sinjalet e veta. Mungesa të rëndësishme ka dhe tek Gjermania. Krahas Manuel Neuer, i cili prej kohësh qëndron jashtë fushës, të padisponueshëm do të jenë dhe Thomas Muller, së bashku me Leon Goretzka-n dhe Shkodran Mustafin.

Përballja e tyre e fundit daton në muajin Mars të këtij viti, aty ku Gjermania arriti të fitonte falë golit të vetëm, të shënuar nga Lukas Podolski. Statistikat flasin në favor të ‘Pancerave’, të cilët kanë arritur të fitojnë 3 nga 4 takimet e fundit përballë ‘Tre luanëve’, në të gjitha kompeticionet, duke humbur vetëm njëherë.

Një tjetër miqësore interesante është dhe ajo mes Francës dhe Uellsit. Kombëtarja e Gjelave e mbylli aventurën në fazën e grupeve drejt misionit ‘Russi 2018’, me vetëm një humbje përballë Suedisë, ndërkohë që vendi i parë në grupin A shkoi për ta. Përballë do kenë Uellsin, të cilët këtë herë nuk ia dolën dot të ishin pjesë e botërorit. Një përballje intersante, ku sigurisht Franca vjen si favorite.

Superduelin Angli-Gjermani, ju do të keni mundësi ta ndiqni në Super Sport 3, në orën 21:00, ndërsa takimin Francë-Uells, në Super Sport 4, në të njëjtën orë.

/Supersport.al

Artikulli paraprakFaza Play Off/ Italia për të thyer ‘tersin’ Suedi
Artikulli tjetërLargohet nga Chelsea pas 7 vjetësh dhe 0 minutash, njihuni me portierin rekordmen!