Pas ish-kapitenit John Terry, ishte lojtari më jetëgjatë te skuadra e Chelsea. Ka qëndruar plot 7 vjet me blutë e Londrës, por nuk ka mundur të zbresë asnjëherë në fushë në një ndeshje zyrtare.

Ai është Matej Delac, portieri i ardhur te skuadra e Abramovicit në vitin 2010. Nuk ka luajtur kurrë në këto 7 vite. E bukura është se vjen nga ekipe si Vitese, Dinamo Budejovice, Vitoria Guimaraes, Sarajevo dhe Mouscron. Që nuk ishte pasardhësi i Buffonit apo Neuerit, dihej. Delac ka pasur probleme edhe me lejen e punës në Angli.

Ka në fakt edhe raste të tjera të ngjashme me atë të Delac. Një nga rastet më të fundit është ai i Paolo De Ceglie të Juventusit. Ai u paraqit shumë mirë në vitet e para me Juven, që më pas e dha hua te Genoa, ku luajti 2 ndeshje. Ai u huazua më pas te Marseille, por aty nuk luajti asnjë ndeshje.

Një rast tjetër është ai i Drazhen Brnçiç, i cili në sezonin 2001-02 nuk luajti asnjë seknondë me Interin. Për më tepër, në atë kohë Brnçiç u dha nga Milani tek Interi dhe te kuqezinjtë kaloi Pirlo.

Artikulli paraprakAngli-Gjermani, ‘përplasje miqësore’ mes dy titanëve
Artikulli tjetër10 sportistët më të ndjekur në Instagram, ja kush është mbreti [FOTO]