Arsene Wenger është i dashuruar në futbollistët e tij, dhe gjithmonë ka qenë i tillë, prandaj nuk ka qenë kurrë e lehtë të transferosh futbollistë nga klubi londinez, edhe ata të cilët janë të lënduar apo nuk luajnë shumë.

Rasti më i freskët është me Santi Cazorla i cili për shkak të lëndimit nuk luan një kohë të gjatë. Spanjolli kontrata e të cilit i skadon në fund të këtij edicioni, është afër të nënshkruajë kontratë të re pasi për 32-vjeçarin ka interesime nga shumë skuadra evropiane.

Wenger e do atë në klub dhe është duke ia bërë gati kontratën e re.

Artikulli paraprakVeterani Llorente i bënë të qajnë te Liverpool
Artikulli tjetërSevilla e gjeti zëvendësuesin e N’Zonzi