Një skuadër që lufton për titull kur pëson disfatë në shtëpi nga skuadra më e dobët në ligë dhe që po shpreson për mbijetesë si Swansea, nuk është asgjë tjetër veç se një  dështim i madh, e në këtë rast Liverpool nuk po bindë se ka kapacitet për të shkuar deri në fund.

Në ndeshjen shumë të dobët në pjesën e parë, me një lojë shumë të mirë në të dytë, por me mbrojtje inekzistente në të dyja anët, ishin mysafirët që ia dolën të shënojnë fitoren e parë në histori të klubit në Anfield në kuadër të Premier League, mirëpo duhet të pranojmë diçka në bazë të asj që u pa…ishte lojë kogja e dyshmitë.

Veterani Fernando Llorente shënoi dy nga tre golat e uellsianëve, kurse një tjetër edhe Gylfi Sigurdsson, ndërsa dy golat në humbjen 2:3 të Liverpool i shënoi Roberto Firmino.

Ishte kjo disfata e tretë e Liverpool këtë edicion, por humbje që shtrenjtë do t’i kushtoj

Artikulli paraprakConte i bie pishman: Costa është i jashtëzakonshëm
Artikulli tjetërAfër marrëveshjes së re