Se Serie A sivjet është e paparashikueshme, po dëshmohet nga java në javë, kurse befasi mund të cilësohet forma e jashtëzakonshme e Interit, skuadër e cila nuk po njeh kundërshtarë.
Skuadra e Luciano Spalletti fitoi edhe sonte, duke mposhtur Cagliarin në udhëtim me rezultat 1-3, duke marrë përkohësisht kryesimin pasi Napoli zhvillon nesër ndeshjen e vlefshme për këtë javë.
Dy herë Icardi dhe njëherë Brozovic shënuan për Interin, kurse golin e vetëm për Cagliarin e realizoi Pavoletti./Korneri.net.