Më së miri për të gjithë është shitja e tij.

Manchester United po e sheh qartë se mesfushori francez, Paul Pogba, mezi pret të shitet dhe largohet nga Anglia, andaj për tu ndarë të gjitha palët të gëzuar, klubi anglez ka vendosur ta shet kampionit e botës, përcjell Korneri.net

Derisa Real Madridi shumë më herët kishte shprehur interesim për Pogban, me Juventusin që duket është vetëm fjalë dhe asgjë nuk ka pasur konkrete, tani PSG është klubi favorit për ta transferuar, pasi tash presion edhe më të madh po bënë trajneri Mauricio Pochettino.

Në fund të edicionit pritet që Pogba t’i bëjë gati valixhet dhe të niset drejt kryeqytetit francez. /Korneri.net

Artikulli paraprakVojvoda sonte startues ndaj Milanit
Artikulli tjetërZyrtare: Nisin përforcimet te Vëllaznimi