Është mbyllur një tjetër javë e suksesshme në garat e futbollit e grupmoshave të reja e regjionit e Prishtinës.

Java e dytë ka kaluar në domiminin e favoritëve të cilët pothuajse në shumicën e ndeshjeve, realizuan fitore bindëse.

8 skuadra arritën fitore të trefishta, madje shumica nga to me rezultate bindëse. Në Grupin A, sukses të tillë morrën 2 Korriku A dhe Urbano. Teksa në atë B, fitore bindëse regjistruan R. Sadiku, Llapi, Arsenali e Besiana. Ndërkohë në Grupin C, Besëlidhja e Kurda vazhduan me të gjitha fitore edhe pas javës së dytë.

Roni 19 shkaktoi befasinë e javës tek gjenerata U-13, teksa mposhti Prishtinën A me rezultat 1-0.

Pikë maksimale pas kësaj jave kanë edhe Vigani U-13, Prishtina A U-15 dhe U-17, Kosova P U-15, Urbano U-15, Rilindja U-17, Feronikeli U-13 dhe Podujeva me U-13 e U-15.

Këto janë rezultatet dhe tabelat pas javës së dytë:

java-3

Artikulli paraprakAksident horror i yllit të skuadrës angleze [FOTO]
Artikulli tjetërLöw, pranë rinovimit me Gjermaninë