Ndeshja kryesore në futbollin gjerman, Dortmund –Bayern ishte spektakolar.

Pavarësisht fitores bindëse të Bayern Munchen prej 1:3, megjithatë vendasit nuk e kishin mbrëmjen e tyre pasi lëshuan aq shumë raste sa sigurtë bë pjesën e parë kanë mundur të dalin me barazim, por më meritori për këtë ishte portiere Sven Urleich, shkruan Korneri.net.

Arjen Robben e nisi serinë e golave, për ta dyfishuar at ëish anëtari i Dortmundit, Robert Lewandowski që shënoi me thembër (shih foton). Vendasit lëshoheshin përpara për ta ngushtuar epërsinë, por u dënuan nga David Alaba i cili në tentim për të harkuar për sulmuesin polak, askush nuk e prek topin që përfundon në rrjetë.
Tre minuta para fundit Marc Bartra realizoi gol të bukur për rezultatin final. Bayern lider tash me +4 pikë nga Leipzig. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Manita” i PSG, shou i Mbappe-Cavani
Artikulli tjetërGjithçka e lehtë për Liverpoolin