Sipas ritmit, lojës, mosefikasitetit të duhur në sulm dhe fazës defanzive aspak të sigurtë, Manchester United shumë vështirë mund të përfundojë në katër pozitat e para për të siguruar vend në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e fundit përballë Evetonit në Goodison Park, ishte treguesi më i mirë sesa pikë po humbin “djajtë e kuq” edhe atëherë kur pak pritet.
Kështu ndodhi sërish kur Man.United pranoi golin e barazimit nga penalltia në minutën e 89, dhe tash bëhet skuadra që ka humbur më së shumti pikë në 10 minutat e fundit të ndeshjeve.
Janë plot 7 pikë të humbura të cilat tash do të ishin vendimtare që klubi i madh anglez të jetë në hap edhe për titull ndoshta, jo vetëm për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

mou

Pikët e humbura janë këto:
4 dhjetor – Everton 1-1, dy pikë
19 nëntor – Arsenal 1-1, dy pikë
2 tetor – Stoke 1-1, dy pikë
18 shtator – Watford 3-1, një pikë

Fajtori sipas mediave britanik është Jose Mourinho i cili herën e fundit sa ishte te Chelsea i kishte humbur 10 pikë gjatë kësaj periudhe kohore.

Artikulli paraprakKush është shefi te Milani? Kokëfortësia e “aeroplanino-s” karshi urdhërave të presidentit!
Artikulli tjetërBota do tronditet përsëri. Parashikohet tjetër tragjedi e madhe para kampionatit botëror Bota do tronditet përsëri. Parashikohet tjetër tragjedi e madhe para kampionatit botëror