Tekniku fantastik i Milanit, Vincenzo Montella, e ka kthyer Milanin në majat e futbollit italian edhe pse një formë të tillë të skuadrës këtë edicion askush nuk e ka pritur.

Nisur nga merkatoja e varfër e Milanit gjatë verës së kaluar, Montella solli në skuadër frymën triumfuese, ku komponimi i ekipit shpesh herë dukët të jetë afër përfektes.

Skema e Milanit në të kaluarën ishte e koncentruar me dy sulmues, skemë e cila solli trofe të shumtë në sirtarët e klubit, mirëpo në sezonët e kaluar nuk doli të ishte produktive, andaj Montella vendosi që të vendoste tre sulmues në vijën e sulmit, vendim ky i drejtë nga ish-trajneri i Fiorentinës dhe i Sampdorias.

Në fakt, mediat italiane bëjnë të ditur se Berlusconi disa herë i ka thën Montellas që të luajë me dy sulmues, por “urdhëri” i presidentit nuk është përfillur asnjëherë, duke i’u përgjigjur:

“Faleminderit për këshillën, por unë do luajë me tre sulmues”.

Artikulli paraprakLewandowski ka marr këtë vendim!
Artikulli tjetërManchester United është skuadra që ka humbur…