Legjenda e futbollit mitrovicas dhe një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit kosovar, Elvis Osmani, ka bërë një analizë ekskluzive për “Korneri.net” për edicionin vjeshtor në Vala Superligë.

Osmani në karrierën e tij ka djersitur fanellat e skuadrave mitrovicase Trepça dhe Trepça ’89, luajti për një kohë edhe te skuadra e dikurshme elitare kosovare Besiana, si dhe nga fundi i karrierës së tij luajti me shumë sukses në futbollin finlandez.

“Nje kampionat i mirë mund të them, jo si sezonin e kaluar ku kishim dy ekipe që luftonin për titull, tash realisht shikuar tabelën në bazë të pikëve mund të thuhet që gjitha ekipet deri në vendin e tetë pretendojnë titullin. Kandidat për titull në bazë të pikëve dhe fondit të futbollistëve e shoh Llapin, Prishtinën, që kanë shumë lojtarë cilësor. Drita po ashtu ka një ekip shumë i mirë, por ede Trepçën ’89 e shohë kandidat serioz duke marrë parasysh dallimin e pikëve jo te madh, dhe besoj se kampionët në fuqi do te sjellin përforcime cilësore gjatë merkatos dimërore për ti aritur objektivat. Befasi për të mirë pas shumë problemeve të ndryshme financiare i konsiderojë Vëllaznimin dhe Drenicën, skuadrat të cilat meritojnë shumë lavdata dhe komplimente”, përmbylli analizëm ekskluzive për “Korneri.net” Elvis Osmani./Korneri.net.

Artikulli paraprakKryetari i Lirisë, shtron koktej pas përfundimit të suksesëm të stinorit
Artikulli tjetërYlli i Borussia Dortmund i “çmend” drejtuesit dhe tifozët e skuadrës me këtë vendim