Sulmuesi afrikan i Borussia Dortmund, Pierre Emerick Aubameynag ka kërkuar të largohet në janar, por është shumë e vështirë të gjehet një zgjidhje për një lojtarë si ai në kaq pak kohë, pavarësisht prishjes së marrdhënieve me shokët e skuadrës, trajnerin dhe drejtuesit e klubit, shkruan “Korneri.net.

Sulmuesi ëndërron një kthim te Milan dhe klubi kuqezi ka dëshirë ta kthejë në Itali, por nuk është një operacion i lehtë për t’u realizuar, për Aubameyang interesohen edhe klube të tjerë europian, si Liverpool, Everton, Real Madrid dhe Chelsea.

Kostoja e kartonit të tij është 60 milionë euro. Një shifër kjo që mund të nxjerrë jashtë loje Milan-in, duke parë shpenzimet e mëdha që kuqezinjtë kanë bërë në merkaton e verës. Një skuadër që nuk do të kishte problem të paguante një shumë të tillë është Real Madrid, skuadra me të cilën ai ka qenë tifoz në fëmijëri dhe me të cilën do të përballet të mërkurën në Champions League. Aubameyang do të largohet nga Dortmund që në janar, por nuk do të jetë aspak e lehtë./Korneri.net.

Artikulli paraprakSezoni vjeshtor në Vala Superligë: Analizë ekskluzive për “Korneri.net” nga Elvis Osmani
Artikulli tjetërTifozë të AC Milan, a jeni në dijeni se skuadra juaj e zemrës në histori ka 10 ndeshje fatale?