Janë zhvilluar katër ndeshje në NBA, në mbrëmjen e kaluar, dhe padyshim se veçohet Russell Westbrook i cili për herë të pestë me radhë shënoi triple-double, por rekordin edhe më tutje e mban i madhi dhe i papërsëritshmi Michael Jordan me shtatë triple-double me radhë në vitin 1989.

Westbrook ishte lider i Oklahoma City Thunder në fitoren 101:92 ndaj New Orleans Hornets, duke shënuar 28 pikë, 17 kërcime dhe 12 asistime, ndërsa pas 21 ndeshjesh të zhvilluara ai ka një mesatare të frikshme, 31 pikë, 10.8 kërcime dhe 11.3 asistime për ndeshje, që e bënë atë favoritin kryesor për MVP. Enes Kanter i shtoi 17 pikë, kurse Victor Oladipo 15. Te mysafirët u shquan Anthony Davis me 37 pikë e 15 kërcime dhe Buddy Hield me 16.

LA Clippers pësoi disfatë befasuese në shtëpi nga Indiana Pacers 111:102, për ta regjistruar disfatën e gjashtë sezonale dhe të tretën në shtëpi, ndërsa Indiana ka bianc të barabartë 10/10. Kur periudha e parë përfundoi 28:17 për Clippers askush nuk ka mundur as të imagjononte se Indiana do të fitoj në fund, por ata luajtën për mrekulli dhe merituar triumfin.

Shtatë basketbollistë të Indianas shënuan pikë dyshifrore dhe ndeshja nuk ka mundur të shkonte ndryshe, derisa më efikasit ishin Thaddeus Young me 17 pikë, Paul George dhe Rodney Stuckey i shtuan nga 16, derisa Jeff Teague shënoi 15 dhe Monta Ellis 14 pikë. Te vendasit më të dalluarit ishin, Black Griffin me 24 pikë e 16 kërcime dhe Chris Paul me 18 pikë e 11 asistime.

New York Knicks shënoi fitoren e 11. në këtë edicion duke e mposhtur 106:98 Sacramento Kings që hynë në mesin e skuadrave më të dobëta në ligë me 13 humbje dhe vetëm shtatë fitore. Carmelo Anthony dhe Derrick Rose ishin fantastic duke shënuar nga 20 pikë secili, kurse Brandon Jennings i shtoi 19 pikë të tjera. Te humbësit u dalluan Demarcus Counsins me 36 pikë dhe Rudy Gay me 22.

Dhe, në ndeshjen e fundit Detroit humbi në shtëpi nga Orlando Magic 98:92. Mysafirët arritën te triumfi i nëntë sezonal pas paraqitjes së mirë të Serge Ibaka i cili shënoi 21 pikë, ndërsa Nikola Vucevic i shtoi 16 të tjera, derisa te humbësit u veçuan Marcus Morris me 21 pikë Reggie Jackson me 18 pikë.

Artikulli paraprakMontella e bën të “pavlefshëm” Bertolaccin! Në plan oferta shkëmbyese me Fiorentinën…
Artikulli tjetërVIDEO/ Lapadula kërkon falje për përplasjen me Niang