Francezi Arsene Wenger, e ka kuptuar se e ka humbur betejën me Alexis Sanchez.

Pasi edhe ai vet e ngriti flamurin e bardhë pasi nuk arriti ta bind kilianin që ta vazhdoj kontratën, francezi i famshëm po ofron një shkëmbim shumë interesant klubit PSG, prej nga kërkon objektivin e kahmotshëm, përcjell Korneri.net.

Sipas informacioneve të fundit, Wenger u ka thënë parisienëve se mund ta marrin Sanchezin, por si shkëmbim me gjermanin Julioan Draxler, ide kjo që nuk është hedhur poshtë nga PSG. Ky shkëmbim që pa dyshim i shkon për shtati liderit aktual në Ligue1, pritet të finalizohet gjatë dimrit. /Korneri.net

Artikulli paraprakTop100 “tinejgjerët” më të mirë në botë, Donnarumma në krye
Artikulli tjetërBuffon apel tifozëve: Në ‘San Siro’ me bluzën e kaltër