Janë zhvilluar gjashtë ndeshje në NBA, mbrëmjen e kaluar derisa ne po fokusohemi në disa prej tyre.
San Antonio shënoi fitoren e 18 në këtë edicion pas triumfit në udhëtim te Minnesota me rezultat 105:91. Kawhi Leonard tashmë basketbollisti më i mirë te Spurs edhe këtë herë ishte më efikasi me 31 pikë, ndërsa përkrahu i qëndruan Patty Mills me 15 pikë dhe Pau Gasol me 11 pikë të shënuara. Te vendasit më efikasit ishi, Zach LaVine me 25 pikë dhe Gorgui Dieng me 16.

John Wall shënoi hiq më pak se 52 pikë për skuadrën e tij Washington Wizards, por ishte kerjt e kotë pasi në fund humbi nga Orlando Magic 124:116. Wall shënoi rekord pikësh në karrierë dhe mëkat që në fund nuk ia gëzua fitores pasi mysafirët patën shtatë basketbollistë që shënuan pikë dyshifrore. Te “magjistarët” u dalluan Elfrid Payton me 25 pikë, Jeff Green me 20 dhe Jodie Miks me 18 pikë të shënuara, kurse për vendasit përveç Wall lojë të mirë shfaqi edhe Bradley Beal me 19 pikë të shënuara.

Detroit Pistons mposhtën Chicago Bulls 102:91, për fitoren e 12 sezonale, por ka plot 11 humbje.
Skuadrat në periudhën e fundit shkuan krejtëssht të barabarta bile me epërsinë minimale në Bulls 72:71, por 12 minutëshi i fundit i takoi vendasve bindshëm 31:19.
Më meritorët në këtë fitore ishin, Tobias Harris me 22 pikë dhe Andre Dummond me 15 pikë e 10 kërcime, ndërsa te “demat” u veçuan Jimmy Butler me 32 pikë dhe Dwayne Wade me 19.

Miami Heat sivjet hynë në mesin e suadrave mesatare për të mos thënë të dobëta. Kjo skuadër pësoi disfatën e 14, këtë herë nga New York Knicks 114:103. Carmelo Anthony ishte sërish lider i padiskutueshëm te skuadra e tij duke shënuar 35 pikë, kurse Kyle O’Quinn i shtoi 12 pikë të tjera.
Te humbësit Goran Dragic ishte më i disponuari duke shënuar 29 pikë dhe Hassan Whiteside me 23.

Rezutatet:
Washington – Orlando 116:124
Detroit – Chicago 102:91
Miami – New York 103:114
Memphis – Philadelphia 76ers 96:91
Minnesota – San Antoonio 91:105
Utah – Phoenix 112:105

Artikulli paraprak“Pogba nuk ka për ta fituar kurrë ‘Topin e Artë”
Artikulli tjetërBesiktasi “masakrohet” nga gjyqtari skocez i cili kërcënohet me vdekje nga tifozët turk!