Një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin kosovar, Samir Sahiti, është duke u treguar tepër aktiv kohëve të fundit në rrjetet sociale, shkruan “Korneri.net”.

Sahiti aktualisht mbronë ngjyrat e skuadrës gjakovare Vëllaznimi, skuadër e cila ka probleme të mëdha financiare, dhe dje ai tha se kërkon pagat nga zyrtarët e klubit përndryshe do të largohet nga ekipi.

Vetëm para pak çasteve, Sahiti postoi një status në “Facebook”, duke vendosur në mënyrë figurative tre bomba, që do të thotë se ai shumë shpejtë do të jap një lajm të madh, që ndoshta do të jetë edhe lajmi zyrtarë i ndrrimit të ekipit./Korneri.net.

Artikulli paraprakPagat e sportistëve/ Barça, Reali dhe PSG, mes ekipeve të NBA-së
Artikulli tjetërJuventus mbetet në hap me Napolin e Inter