Lazio vuan, por në fund ia del të fitojë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e Grupit E në Champions League përballë Celtic. Golat u shënuan në pjesën e dytë dhe erdhën nga stoli teksa Ciro Immobile nderoi italianët me dy realizime brenda tre minutash.

Pas kësaj fitoreje, Lazio merr kryesimin e grupit me 10 pikë, teksa Celtic mbetet në vendin e fundit me një pikë. Pjesë e këtij grupi janë edhe Atletico Madrid dhe Feyenoord.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Shakhtar Donetsk fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Antwerp. Golin e fitores për ukrainasit e shënoi Matviienko në minutën e 12 të pjesës së parë ndërsa pjesë e të gjithë ndeshjes ishte edhe lojtari i kombëtares, Arbnor Muja.

Pas kësaj fitoreje, Shakhtari ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, po aq sa edhe Barcelona me Porton ndërsa Antwerp mbetet në vendin e fundit me zero pikë.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Barcelona-Porto
Artikulli tjetërDortmundi dhe Barça kalojnë tutje, Atl.Madrid e mori me vete Lazion, Man.City rikthehet nga humbja, Mbappè e mban PSG në lojë