Në mes të martës dhe të mërkurën në NBA, janë zhvilluar pesë ndeshje.
San Antonio Spurs shënoi fitoren e 32 sezonale duke mposhtur në shtëpi Minnesotan me rezultat 122:114, në një duel shumë të fortë, por edhe pa mbrojtje pasi skuadrat shënonin shumë lehtë.
Në këtë drejtim më të suksesshëm ishin vendasit që fal Kawhi Leonard që shënoi 34 pikë dhe Lamarcus Aldridge me 29, i shkaktuan disfatën e 28 Timberwolves tek të cilët u dalluan Karl-Anthony Toëns me 27 pikë dhe Ricki Rubio me 21 pikë.

Denver fitoi në udhëtim te LA Lakers me rezultat 127:121, në një tjetër ndeshje të fortë dhe me shumë pikë të shënuara. Mysafirët kishin epërsi të lartë para fillimit të periudhën së fundit me +17 pikë dallim 101:84, andaj 12 minutat e fundit ishin një formalitet për ta.
Nikola Jokic me 29 pikë, Will Barton me 26 dhe Kenneth Faried me 20 pikë ishin liderët e Nuggets, kurse te vendasit u dalluan Louis Williams me 24 pikë, Nick Young me 22 dhe Jordan Clarkson me 19 pikë të shënuara.

Houston pësoi disfatë nga Miami me rezultat 109:103, pork y ishte vetëm triumfi i 12 për Heat në këtë edicion. Më meritorët në këtë fitore ishin, Goran Dragic me 21 pikë, Wayne Ellington me 18, Diaon Waiters me 17 dhe Tyler Johnson me 16 pikë. Te Houston ishte i jashtëzakonshmi James Harden që shënoi triple-double 40 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime, të cilat nuk kryen fare punë.

Dallas në sekondat e fundit mposhti Chicago Bulls 99:98, ndërsa Toronto fitoi në udhëtim te Brooklyn Nets 119:109.

Artikulli paraprakAustralian Open: Asnjë befasi tek femrat
Artikulli tjetërAjeti me valixhe në duar