Në një ndeshje spektakolare kanë zhvilluar Drita e Liria në Gjilan ku skuadra vendase fitoi trillerin në sekondat e fundit 4-3.

Drita kaloi herët në epërsi pasi shfrytëzoi mirë gabimin e portierit mysafir Bakaj, ku Bujar Shabani dërgoi topin në rrjetën e zbrazët për 1-0.

Në vazhdim ndeshja pati rritëm fantastik ku nuk munguan rastet në të dy anët. Por, ishte skuadra vendase që me anë të super golit të Xhevdet Shabanit.
Liria filloi rikthimin në lojë në sekondat e fundit me golin e Jetmir Sefes.

Pjesa e dytë ishte edhe më spektakolare se e para Drita, fillimisht me Gërbeshin kaloi në epërsi 3-1 dhe u mendua që dilema e fituesit përfundoi këtu. Por, prizrenasit u rikthyen fuqishëm në lojë brenda minutave 80 e 85, kur sulmuesi i rrezikshëm nga Shqipëria Artur Magani barazoi rezultatin.

U mendua që gjithçka do të ndahet përgjysmë sot në Gjilan, por kështu nuk mendoi futbollisti i Lirisë, Basriu cili shënoi autogol i cili në sekondat e fundit i për tre pikë të plota të skuadrës së Isufit.

Drita pas kësaj fitore pozicionohet në pozitën e tretë me 25 pikë, kurse Liria është e teta me 22 pikë.

Artikulli paraprak1 derbi, 6 përballje në udhëtim, 33 ndeshje… Gjithçka duhet të dini për Roma-Lazio
Artikulli tjetërLlapi barazoi me Feronikelin, por mbetet lider