Ylli i Barcelonës, Gerard Pique mund të jetë shumë pranë kalimit në Premier Ligë.

Të paktën kjo sipas të përditshmes spanjolle, “Don Balon” e cila shkruan më tej se bashkëshortja e lojtarit të përfaqësueses spanjolle, këngëtarja e famshme Shakira, i ka kërkuar 29-vjeçarit të shikoj mundësitë për tu larguar drejt Anglisë, dhe më konkretisht në Londër.

Pas disa konflikteve të mbrojtësit Pique me tifozët katalanas, transferimi në Angli nuk do të ishte edhe aq surprizues, sidomos siç edhe raportojnë mediat në vend, është një dëshirë e bashkëshortes së tij.

Për Pique, edhe më herët janë interesuar klubet e Londrës, si Chelsea apo edhe Arsenal.

Artikulli paraprakTifozët e Marseille nuk e duan rikthimin e ish-yllit të tyre
Artikulli tjetërHiguain për Dybala-n: Vendimi për largim është ekskluzivisht personal, por ne…