Talenti i tij, mosha dhe angazhimi në çdo stërvitje e lojë për skuadrën B të Partizanit, ka shtyrë trajnerin e mirënjohur Sylejman Starova që ta ftoj në skuadrën e parë 17-vjeçarin Rubik Krajkova.

Tash e tri javë Rubiku është duke stërvituar me ekipin e parë dhe shumë shpejt pritet që ai të luajë edhe minutat e parë në Superiore. Jo vetëm kaq, pasi me ritmin që po shkon Partizani edhe në këtë stinor, garat evropiane janë shumë afër, e ndoshta edhe titulli i kampionit që do të ishte një plus i madh për Rubikun që të jetë pjesë edhe e garave evropiane.

Gjithsesi, talenti i tij dhe mosha i japin një garanci më shumë se një ditë të flasin dhe shkruhet shumë më shumë për Rubik Krajkovën, ndërsa ne si redaksi tash e sa kohë jemi afër tij dhe vazhdimisht po u sjellim të rejat rreth karrierës së tij e cila pritët të jetë e bujshme.

krajokova-1

Artikulli paraprakLajmi i mbrëmjes: Largohet Lawrence nga Sigal Prishtina
Artikulli tjetërZyrtare: Ish-kapiteni i Kosovës mbetet pa ekip, por..?