Roma shëenoi fitore të ngushtë, porn ë asnjë moment nuk u rrezikua nga Qarabag, dhe në këtë mënyrë si skuadra më e mirë e grupit C, depërtoi tutje duke e lënë Chelsea në pozitën e dytë.
Diego Perrotti e shënoi golin e vetëm në ndeshje dhe pse Roma kishte shumë raste në ndeshje për ta mbyll çështjen e triumfit edhe më herët, por portiere i mysafirëve ishte në formë të mirë.

Në Stamford Bridge Chelsea barazoi 1:1 me Atl.Madrid që vonë u zgjua nga gjumi sepse sigurtë do të ishte mbrapa Romës nga ky grup.
Saul Nuguez nga afërsia me kokë e realizoi golin e parë, ndërsa madrilienët ishin të pafat pasi mbrojtësi Stefan Savic shënoi autogol për rezultatin final 1:1.
Atl.Madrid tashmë është favorit i madh në Europa League. /Korneri.net

Artikulli paraprakFOTO/ Ish-futbollisti i Prishtinës kapet me 9 kg kokainë, dënohet me 8 vite burg
Artikulli tjetërConte: Barazim i mundimshëm, i dhimbshëm eliminimi i një skuadre si Atl. Madrid