Sokol Cikalleshi me shumë mundësi do të rikthehet në kampionatin Shqiptar. Ekipi i Skënderbeut ka nisur tratativat për ta rikthyer sulmuesin në shtëpi. Afati i kalimit në janar pritet të jetë deçiziv për lojtarin.

Cikalleshi nuk po gjen mundësinë për t’u aktivizuar me Bashakshehir dhe nuk është dakort të qëndrojë në stol. Vetëm 64-ër minuta aktivizim për të kanë shtyrë që të nisë bisedimet me kampionët e vëndit në fuqi, Skëndërbeun.

Klubi Turk nuk ka ndërmend ta shesë atë, por kërkon ta huazojë për ta mbajtur në formë. Edhe pse ka qëndruar shumicën e kohës në stol, Bashakshehir shpreson se nuk i ka shpenzuar më kot 1.8 mln euro që iu deshën të paguajë për të marrë shërbimet e kavajasit.

Artikulli paraprakI paprekshëm edhe pas vdekjes së tij!!!
Artikulli tjetërJa çfarë shkruan faqja zyrtare e Drenicës