Basketbollistët e Real Madridit ia shkaktuan disfatën e thellë rivalit të tyre Barcelonës në kuadër të xhiros së tetë në Euroleague 102:63. Katalunasit në fund të ndeshjes e ngushtuan pak epërsinë e “mbretërve”, sepse ishte më e lartë pasi në semafor qëndronte rezultati i pabesueshëm 101:52.

Që nga fillimi madrilienët luajtën shumë më mirë dhe të udhëhequr nga i jashtëzakonshmi Sergio Llull, epërsia sa vinte e shtohej.

Periudha e parë nuk kishte dallim shumë të madh pasi ajo përfundoi 29:17, apo pjesa e parë 54:31, por dy periudhat e fuindit ishin katastrofale nga katalunasit, të cilët kështu pësuan disfatën e katërt ndërsa Reali fitoi ndeshjen e gjashtë me dy humbje.

Llull ndeshjen e përmbylli me 24 pikë, por shënoi një më pak se Anthony Randolph i cili i shtoi edhe 11 kërcime, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Jaycee Carrol me 13 pikë. Te Barcelona më të disponuarit ishin, Tyrece Rise me 23 pikë dhe Aleksandar Vezenkov me 16 pikë e 10 kërcime.

 

Artikulli paraprakLeipzig vazhdon ëndrrën, fitoi edhe te Leverkusen
Artikulli tjetërUEFA: Ja formacioni më i mirë i të gjitha kohërave në ‘Champions’