Në sportin ballkanik ka shumë pak tifozë që simpatizojnë ekipet jashtë qyteteve të tyre, por jo edhe në Kosovë, pasi një djalosh është lajmëruar në rrjetet sociale, duke konfirmuar se skuadra e tij e zemrës nuk është nga qyteti i tij i lindjes.

Fjala është për Feston Grainca, i lindur në Ferizaj, por është tifoz i flaktë i klubit futbollistik Gjilani.

Madje Festoni ka treguar se fanellën e KF Gjilani nuk e heq asnjëherë nga trupi, duke e bërë të përditshme bartjen e fanellës së klubit gjilanas.

Grainca në këtë mesazh në rrjetet sociale ka treguar se fanellën e Gjilanit e ka dhuratë nga legjenda e klubit, Xhevdet Muji.

Artikulli paraprakNjë Neymar të ri po e vëzhgon Barcelona me vëmendje
Artikulli tjetërBundesliga: Ditë e skuadrave favorite, dështon vetëm G’ladbach