Golden State Warrios shësnoi fitore të thellë ndaj Dallas Mavericks 133:103 në ndeshjen e katërt sezonale në NBA. Kampionët në fuqi, që i humbën dy ndeshje deri tash nga Houston dhe Memphis, këtë herë ishin ata që vjetrit me një paraqitje të hatashme dhe efikasitet të lartë.
Stephen Curry, Kevin Durant dhe Klay Thompson, edhe këtë herë ishin të pandalshëm duke realizuar 29, 25 respektivisht 21 pikë.
Fitoren e parë e regjistroi edhe Philadelphia 76ers, pas tri humbjeve rresht. Ata fituan ndaj Detroit Pistons 97:86, falë lojës së shkëlqyer të basketbollistit nga Kameruni, Joel Embiid, që shënoi 30 pikë e 9 kërcime.

Memphis Grizzlies shënoi edhe fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti Houston Rokckets 98:90.
Lider i “arushave” ishte spanjolli Marc Gasol me 26 pikë, ndërsa nga ana tjetër James Harden u ndal në 22 pikë.

Suksesin e tretë në po kaq ndeshje e siguroi edhe Washington Wizards, që fitoi 109:104 ndaj Denver Nuggets, edhe pse për vendasit shkëlqeu Nikola Jokic me 29 pikë, 5 asistime dhe 9 kërcime.
San Antonio Spurs e bëri të pavlefshëm paraqitjen shumë të mirë të De Mar DeRozan, që shënoi plot 28 pikë për Raptors, por rezultati final ishte 101:97. Në takimet e tjera u arritën këto rezultate: Miami Heat – Atlanta Hawks 104:93, Milwaukee Bucks – Charlotte Hornets 103 :94 dhe Phoenix Suns – Sacramento Kings 117:115. /Korneri.net

Artikulli paraprakBerlusconi thyen heshtjen: Pa Champions, 100 milionë euro humbje
Artikulli tjetërJuventus kryeson, Milan fiton “derbin” e milionave me Interin