Dy golat e pësuara shumë shpejt në minutat e para të ndeshjes nga skuadra e tij ishin faktorët që vendosën humbjen e Interit.

Kështu ka deklaruar trajneri i zikaltërve, Stefano Pioli, pas ndeshjes.

“Ndeshja e sotme është një hap prapa nga paraqitjet që kemi bërë në ndeshjet e mëparshme”, tha fillimisht ai.

“Pranuam dy gola shumë shpejtë dhe kjo ndryshoi ndeshjen pasi e kishim të vështirë të riktheheshim në lojë. Kishim mundësi që të shënonim, por dështuam t’i konvertonim në gola”, shtoi Pioli.

Artikulli paraprakZidane, si do ta markoni Lionel Messin? Një mister në ‘El Clasico”.. –
Artikulli tjetërBulls më të mirë se kampionët, Clippers dhe Spurs vazhdojnë me fitore