Në futboll kemi parë shpesh herë dëmtime të ndryshme që pësojnë futbollistët. Ka edhe nga ata më të pazakontat që shkaktojnë dhimbje të mëdha. Mariano Bittolo, mbrojtësi i ekipit të Albacete ka shpëtuar një gol për ekipin e tij, por në përpjekjen e tij për të larguar topin ka marrë një goditje nga shoku i skuadrës Zozulya në organin gjenital.

Eduardo Rodriguez, mjeku i skuadrës së Albacete, zbuloi pas ndeshjes se pas kësaj përplasje, mbrojtësi ka marrë 10 qepje në organin gjenital pas ndeshjes.

Pavarësisht këtij fakti, 26-vjeçari është i gatshëm për të luajtur për ekipin e Albacete-s, që lufton për të mbijetuar në Kategorinë e Dytë.

Artikulli paraprakHamilton: I lumtur për titullin. Duhet ta mbyllja më mirë
Artikulli tjetërRekord për “Guinness”, 19 ndeshje asnjë fitore brenda për ish-ekipin e Januzajt