Elseid Hysaj bëhet autokritik dhe nuk gjen justifikime. Pas humbjes ndaj Luksemburgut, ai u shpreh: “Duhet të rikthehemi në lojën tonë, të jemi agresivë, të vrapojmë pa fund, si kemi bërë gjithmonë. Mund të shënonim më herët, por edhe arbitri ndikoi disi në aspektin negativ, edhe pse nuk duhet të justifikohemi. Duhet të korrigjojmë gabimet tona, sepse tani kemi përpara Izraelin, ndeshje delikate. Dëshira dhe entuziazmi nuk kanë munguar dhe nuk mungojnë në kombëtare”.

Ndaj Luksemburgut trajneri De Biasi bëri disa eksperimente, për të cilat shkodrani thotë: “Janë zgjedhje të trajnerit, ai do të bëjë analizën e duhur për gabimet dhe formacionin e duhur. Në radhë të parë duhet të rigjejmë shpirtin e Kampionatit Europian, ajo po na mungon. Thjesht duhet të kthehemi te Shqipëria e dikurshme. Agresive si gjithmonë, jo të luajmë mirë taktikisht dhe teknikisht. Të vrapojmë dhe të jemi agresivë, të vrapojmë. Bashkë me mua në fushë. Mungon agresiviteti. Sjemi shqiptarë të vërtetë, ta bëjmë punën tamam”.

Artikulli paraprakAdvocaat ka rikthyer spektaklin, “Manita” e Holandës ndaj Bregut të Fildishtë
Artikulli tjetërKapiteni Mavraj fajëson ekipin pas humbjës