Vendet e punës shpesh shfaqin një shenjë të caktuar: “Ky departament ka punuar…, apo ditët pa aksident”, shkruan NYT.

Këto njoftime, me numrat që ecin vazhdimisht, e kanë për qëllim t’ua kujtojnë punonjësve për standardet institucionale, për përgjegjësitë individuale dhe për rëndësinë konsistencës. Ora e Hamburger S.V. është e një lloj e tillë, përcjell “koha.net”.

E shfaqur në këndin e famshëm veriperëndimor të stadiumit të Hamburgut, Volksparkstadion, ora shënon kohën e plotë, deri në sekondë, se sa ka kaluar skuadra në Bundesligë, elitën e futbollit gjerman.

Të premten e shkuar, shifrat digjitale, me të bardhë, ecnin vazhdimisht kur klubi e priti Bayer Leverkusenin: tregonin 53 vjet, 163 ditë, tri orë, 31 minuta dhe 28 sekonda në kohën kur nisi ndeshja, e gjitha pa aksident. Ditët, orët e sekondat kanë vazhduar që nga ajo ditë.

Artikulli paraprakKampionët dallohen nga gjestet që bëjnë: Ja si Ronaldo & Zidane u bënë miq të ngushtë
Artikulli tjetërKandidat në UEFA, Duka: I kam dy vota, por rivalët janë të fortë