Ish trajneri i KB Trepça i cili ua solli mitrovicasve titullin e kampionit para tri viteve, Neven Plantak, gjendet në spital në Zarë, mëson ekskluzivisht Korneri.net.
Sipas burimeve tona, Palnatk ka pasur “sulm kardiak”, dhe menjëherë është dërguar në spital.
Gjiendja e tij është stabile, por do të duhet të qëndroj për disa javë i shtrirë për të shikuar më detajisht gjendjen e zemrës, shkruan ekskluzivisht Korneri.net.

Ai së fundmi ishte trajner te skuadra e famshme KK Zadar, prej nga u largua në fund të muajit janar për shkak të rezultateve jo të mira dhe më pëlqimin e të dyja palëve.

Artikulli paraprakQendërmbrojtësi i ardhshëm i Barcelonës
Artikulli tjetërFOTO/ Ky është formacioni më i keq në historinë e futbollit