Edhe një emr i ri në listën e gjërë të Interit për trajnerin e ardhshëm, sepse problemi më i madh i klubit të famshëm italian dhe evropian ka qenë pikërisht njeriu i parë, shkruan Korneri.net.
Pa dyshim njëri prej tyre është edhe trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, i cili është vetëm 90 minuta largë titullit në Ligue1, dhe ai shihet si idel për Interin.
Oferta e neroaxurëve për të nuk është dërguar ende zyrtarisht, por thuhet se do të jetë e lartë dhe jashtëzakonisht joshëse për të.
Le Parisien ka raportuar se Inter i ofron atij 5 milionë euro në stinor, dhe një buxhet të madh për lojtarë, përcjell Korneri.net.

Nuk është i rastësishëm ky intersim i Interit sepse ata po mendojnë që ta bindin strategun portugez me para dhe buxhet, dhe njëkohësisht ta sjell me vete edhe ndonjë futbollistë nga Monaco, pasi secili prej tyre është shumë cilësor në pozitat ku luajnë. /Korneri.net

Artikulli paraprakLiridon Krasniqi me ultimatum për Bunjakun: Nesë nuk me ftoni për ndeshjen e 11 qershorit do të luajë për këtë kombëtare
Artikulli tjetërProtestë e ashpër e tifozëve të Lazios “Nuk e duam Tagliaventus dhe romanistin në finale”