Duke e parë interesimine jashtëzakonshëm të disa klubeve evropiane për shërbimet e supersulmuesit 18-vjeçar, Kylian Mbappé, klubi i tij aktual Monaco po punon mençur dhe me kokë të ftohtë duke refuzuar edhe zyrtarisht 80 milionë euro për kartonin e tij, shkruan Korneri.net.
Duke e parë sesa po kushtojnë lojtarët dhe si po shkon tregu i futbollistëve në Evropë, një lojtar si ai sigurisht se mund të shtitet edhe më të shtrenjtë.
Klubi francez ka raportuar se ka refuzuar 80 milionë euro javën e kaluar, por nuk e ka bërë publik emrin e klubit.
Sipas asaj që mund të konstatohet, njëri prej këtyre klubeve mund të jetë Real Madrid, Manchester United apo edhe Chelsea. /Korneri.net

Artikulli paraprakZidane e mohon mosmarrëveshjen me sulmuesin Morata
Artikulli tjetërLiridon Krasniqi me ultimatum për Bunjakun: Nesë nuk me ftoni për ndeshjen e 11 qershorit do të luajë për këtë kombëtare