U desht të vinte Bologna e Roberto Donadonit në San Siro, që Milan të fitoj në kampionat.

Rosonerët edhe këtë herë hasën në vështirësi përballë bolonjezëve të cilët luajtën mjaftë mirë, por duhet thënë se skuadra e Gennaro Gattusos e meritoi fitoren që në fund ishte 2:1, shkruan Korneri.net.

Lojtari i ndeshjes ishte Giacomo Bonaventura që i shënoi të dy golat e Milanos në këtë përballje, kurse Simone Verdi atë të Bolognas për barazimin momental.
Me këtë fitore Milan ngritet në kuotën e 24 pikëve dhe pozitës së shtatë në tabelë, por shumë larg nga zona Champions. /Korneri.net

Artikulli paraprakBarcelona e kreu punën në pjesën e dytë
Artikulli tjetërMourinho e ka me gjyqtarin: “Na e humbi ndeshjen me këtë vendin”