Sipas asaj që u raportua nga Bruno Andrade, gazetari Portugez i A Bola, Milani ka ofruar një parakontratë 25-vjeçarit Otavio të Portos.

Atij i skadon kontrata në Qershor të këtij viti, ndërsa rossonerët ia ofruan kontratën 4-vjeçare dhe një bonus prej një milion eurosh për mesfushorin sulmues, përcjell Korneri.net

Porto janë të vetëdijshëm për ofertën e italianëve dhe do të përpiqen ta mbajnë lojtarin, por duket gjithnjë e më e vështirë për këtë mundësi. Sipas portalit Lusitan, javët e fundit për Otavio ka pasur sondazhe nga Fiorentina dhe ekipet arabe, por lojtari po preferon të qëndrojë në Evropë. /Korneri.net

Artikulli paraprakPirlo shumë i zhgënjyer pas humbjes nga Inter
Artikulli tjetërSavePorno & Live Sex Cams Like SavePorno Com