Ky sezon ka qenë me të vërtetë fantastik për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili pasi shkëlqeu me fanellën e Kolnit në 16 ndeshjet e para të kampionatit, në muajin janar bëri një hap të madh përpara në karrierë duke u transferuar te Hamburgu, klubi i vetëm që nuk është rrëzuar asnjëherë nga kategoria në të gjithë historinë e futbollit gjerman.

Tashmë Mavraj është përfshirë në 11-shen më të mirë të fazës së parë nga sajti zyrtar i Bundesligës, duke u rreshtuar në prapavijë përkrah emrave të tillë si David Alaba, Sokratis Papasthopulos dhe Philip Lahm.

30-vjeçari shqiptar fitoi konkurrencën për një vend në qendër të mbrojtjes me emra shumë të rëndësishëm si dyshja e Bayern-it dhe kombëtares gjermane, Mats Hummels dhe Jerome Boateng, lojtarin e Leipzigut Willi Orban si dhe talentin e Realit të Madridit Jesus Vallejo që luan si huazuar te Eintracht-i i Frankfurtit.

Artikulli paraprakZyrtare: Skënderbeu “bombardon” merkaton, transferon sulmuesin e kombëtares së Belgjikës
Artikulli tjetërCeltic refuzoi multi – milionët e këtij gjiganti anglez për supertalentin Dembele