Festival golash në “Old Trafford” në sfidën mes Manchester United he Leeds United. “Djajtë e kuq” dhuruan spektakël përballë ekipit të Marcelo Bielsas, duke fituar me rezultat tenistik 6-2. Këtë radhë “El Loco” nuk mund të bënte asnjë “magji”, pasi në mënyrë të pabesueshme ekipi i tij pësoi katër gola vetëm në pjesën e parë, dy brenda tri minutave të para, kur ende futbollistët në fushë nuk kishin ngrohur mirë muskujt.

McTominay realizoi dy herë brenda dy minutave lojë (2’ dhe 3’), i shërbyer nga Bruno Fernandez dhe Martial, duke u shkaktuar një shok psikologjik lojtarëve miq. Reagimi i Leedsit ishte kaotik, aq sa rezultati shktoi në 4-0 pa u mbushur minuta e 37-të, pasi gjetën rrugën e rrjetës edhe Fernandez dhe Lindelof.

Në minutën e 41-të skuadra e Bielsas shënoi një gol shpresë me Raphinan, finalizimin që rezultoi thjesht iluzion, pasi Manchester United shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me James (66’) dhe Fernandez (70’) me 11-metërsh.

Praktikisht ndeshja u mbyll, megjithatë futbollistët e Leedsit mundën të realizonin një tjetër gol me Dallas në të 77-tën, që vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë sukses, Manchester United ngjitet në vendin e tretë më 26 pikë, një më pak se Leicester City dhe pesë më pak se Liverpooli kryesues, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Artikulli paraprakNew A few ideas In to Dominican Wife Never Before Unmasked
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Lazio-Napoli