Romelu Lukaku me shumë gjasë nuk do të luajë për Evertonin edhe edicionin e ardhshëm sepse nuk është klub i madh që mund të luftojë për titull apo të luajë në ngjarjen kryesore evropiane në futboll, Ligën e Kampionëve.
Pikërisht në këto dy pika është ndal sulmuesi shumë cilësor belg, i cili po kërkon një klub të ri që t’i synojë këto dëshira që ka, shkruan Korneri.net.

Chelsea dhe Manchester United do të bëjnë luftë të rreptë deri në fund për të siguruar shërbimet e Lukaku, i cili sërish me më dëshirë do të rikthehej te Chelsea aty ku ishte edhe më herët, e më pak te United, sepse pikërisht Mourinho ishte trajner i londinezëve kur nuk llogariti shumë te Lukaku që kaloi te Evertoni. /Korneri.net

Artikulli paraprakArsye e madhe pse Reali mbizotëroi në Spanjë dhe Evropë
Artikulli tjetërStërvitja e parë e përfaqësueses së Kosovës