Prishtina mori vetëm një pikë në ndeshjen dramatike ndaj Lirisë. Prishtina e Liria u takuan të dielën në Hajvali, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja përfundoi 1:1.

Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 34-t, kur Leotrim Kryeziu shënoi me goditje të fuqishme. Më herët, në minutën e 11-të, Hasan Hyseni i Prishtinës goditi tranverzalen.

Prishtina dominoi në pjesën e parë dhe kishte epërsi të merituar.

Situata në fushë ndryshoi në pjesën e dytë. Liria e Prizrenit nisi më furishëm. Andri Stafa fillimisht goditi traversën e në minutën e 54-t dërgoi topin në rrjetë me goditje mjeshtërore. Por arbitri, pas rishikimit të situatës në VAR, anuloi golin për ndërhyrje të palejuar të Stafës, në një vendim të dyshimtë.

Prizrenasit nuk u ndalën dhe megjithatë barazuan rezultatin. Pas një mbrojtje jo të duhur të Prishtinës, Prince Tjiueza shënoi nga afërsia për 1:1 në minutën e 75-të. /Koha.net

Artikulli paraprakBarcelona e pamëshirë ndaj Betis
Artikulli tjetërDukagjini nuk lejoi kampionët të fitojnë