Një ndeshje që do të duhej të ishte e lehtë për Manchester United, doli të jetë dyfishë e vështirë pasi u deshtën 120 minuta lojë për ta eliminuar përfaqësuesin belg Anderlecht nga Europa League, por njëkohësisht klubi anglez humbi njeriun kryesor Zlatan Ibrahimovic, shhkruan Korneri.net.

Të parët e dhamë lajmin e lëndimit serioz, më pas pesimizmin që kishte Jose Mourinho për lëndimin e tij, ndërsa tash merret vesh nga mjekët e klubit se Ibrahimovic ka këputur ligamentin qendror të gjurit të këmbës së djathtë dhe kthimi i tij në fushë është paraparë pas tetë muajshë, mirëpo njëkohësisht po flitet se Ibra rrezikon tashmë edhe karrierën sepse shumë vështirë ndonjë skuadër do ta blej apo paguaj kur ai do të jetë i gatshëm në fund të këtij viti./Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Bentacur nënshkrojë me Juventusin
Artikulli tjetërFOTO/ Zlatan Ibrahimovic nuk do ta harroj kurrë këtë mesazh të Milanit