Bayern Munich ruan ecurinë pozitive, ndërsa merr një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Borussi Monchengladbach në takimin e javës së 20-të të Bundesliga.

Ishin mysafirët ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Elvedi që shënoi në minutën e 35’.

Megjithatë në minutën e 45’ Pavlovic barazoi për vendasit pas asistit të dhuruar nga Muller.

Në minutën e 70’ Kane shfrytëzoi rrëmujën në zonë dhe kaloi bavarezët ën avantazh, teksa ndeshja u vulos nga de Ligt që shënoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 86’.

Pas kësaj përballjeje, Bayern Munich renditet në vend të dytë me 50 pikë, teksa Borussia Monchengladbach renditet në vend të 13-të me 21 pikë.

Ndërsa Bayer Leverkusen merr një tjetër fitore, ndërsa triumfon me rezultatin 0-2 në transfertën e Darmstadt. Golat u realizuan nga Tella në minutën e 33 dhe 52’.

Pas këtij takimi, Darmastadt-i renditet në vend të fundit me 11 pikë, teksa Bayer Leverkusen kryeson me 52 pikë.

Artikulli paraprakMarash Kumbulla i bashkohet Bajramit, largohet nga Roma
Artikulli tjetërDerbi i kryeqytetit, Simeone: Reali i frikshëm, ne në super formë