Rreth orës 13.07, mediat italiane lansuan një lajm që nuk është apsk i mirë për trajnerin Gian Piero Ventura.

Super sulmuesi italian Simone Zaza i cili po kalon formë fenomenale te Valencia, ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes dhe raportet e para mjekësore nuk janë aspak pozitive pasi dyshohet se lëndimi në gjurin e këmbës së majtë është më serioz, përcjell Korneri.net.

Sipas informacioneve më të fundit, Zaza nuk do të jetë i disponueshëm për lojë të premtën mbrëma në ndeshjen e parë të play-offit kundër Suedisë, dhe vendin e tij pritet ta zë Belotti ose Eder.
Kjo nuk është krejt, sepse ish anëtari i Juventusit, siç janë punët nuk do të mund të luaj as në ndeshjen e kthimit kundër Suedisë, prandaj për Venturat është një kokëqarje e madhe sepse Andrea Belotti sapo është rikthyer nga lëndimi dhe nuk është aspak në formë të mirë. /Korneri.net

Artikulli paraprakLajm befasues në mediat spanjolle: Real Madrid në janar transferon Kepen
Artikulli tjetërTjetër ofertë për Coutinhon