Portugalia do të marrë pjesë për herë të parë në Kupën e Konfederatave, që do të nisë pas pak ditësh në Rusi dhe trajneri Fernando Santos po u jep dorën e fundit përgatitjeve për këtë veprimtari. Në ndeshjen e saj të parë, Portugalia përballet me Meksikën dhe për Santosin, asnjë kundërshtar nuk duhet nënvlerësuar apo mbivlerësuar.

Santos shprehet: “Ne gjithmonë shkojmë në çdo ndeshje me vendosmërinë, por edhe me përunjësinë e nevojshme për të njohur vlerën e kundërshtarit tonë, por edhe me besimin që ne kemi në vetvete, të ndërgjegjshëm se mund të përballemi me çfarëdolloj kundërshtari me këtë shpirt dhe me këtë ambicie”.

Trajneri portugez beson se skuadra e tij ka potencialin për ta bërë të vetën edhe këtë trofe. “Unë e thashë edhe para një viti, gjatë përgatitjeve për Kampionatin Evropian “Francë 2016”, që Portugali do të shkonte atje për ta fituar atë. Portugali nuk ishte një nga favoritet, por ishte një nga kandidatet që do të përpiqej ta fitonte atë Evropean. Dhe nëse e kisha këtë siguri në vetvete atëherë, pse të mos e kem edhe tani. Është e qartë që kam të njëjtën siguri në vetvete tani, ashtu siç e kisha edhe në të shkuarën”.

Ndeshjet e Kupës së Konfederatave 2018, luhen nga data 17 qershor, me uverturën Rusi-Zelandë e Re, deri në finalen e 2 korrikut 2017./Korneri.net.

Artikulli paraprakFassone e Mirabelli sërish në Torino: Kjo është oferta e re e Milanit për Andrea Belotti….
Artikulli tjetërRobben duket se po merr vendim të madh