Në kuadër të Ligës së parë të Kosovës në futboll, lideri Kek-u, nuk ia doli më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Fushë Kosovës, duke humbur kështu dy pikë të vlefshme në garë për rikthim në elitën e futbollit kosovar, edhe pse edhe më tutje prinë në renditjen tabelare me 32 pikë, dy më shumë se Ballkani.

Futbollistët vendas ishin shumë më të mirë se kunëdrshtarët, krujuan shumë raste shënimi, mirëpo asnjëherë nuk e gjetën rrugën e golit. Ata që ishin prezent në stadiumin “Agron Rama”, ishin të kënaqur me atë që panë nga Kek-u, por nuk mjaftoi as loja e mirë që në fund të dalin fitues./Korneri.net.

Rezultatet komplete xhiro 14-të
Bashkimi –Ramiz Sadiku 0:1
Kek-u-Fushë Kosova 0:0
Ballkani-Vushtrria 0:0
Kosova P-2 Korriku 0:1
Onix-Ferizaj 1:0
Të hënën
Kika-Vitia

Artikulli paraprakKështu reagon presidenti i Trepçës ’89
Artikulli tjetërPasimi “imagjinar” i portierit të Mainz (VIDEO)