Golden State Warriors i kthehet fitores menjëherë pas humbjes së papritur ndaj Detroit Pistons. Kampionët në fuqi të udhëhequr nga Stephen Curry (31 pikë, 6 asistime dhe 5 kërcime) deklasoi 113:141 Los Angeles Clippers dhe atë në “Staples Center”.
Pas Curry qëndruan Kevin Durant që i shtoi 19 pikë e 7 kërcime dhe Dryamond Green me 16 pikë e 9 kërcime, kurse Klay Thompson ndeshjen e mbylli me 15 pikë të shënuara.
Te Clippers që pësuan disfatn e dytë sezonale u dalluan, Danilo Gallinari me 19 pikë dhe Black Griffin me 16 pikë e vetëm 3 kërcime, diçka që i ndodh rrallë këtij shtatlarti.

Ndeshje e madhe u pa edhe në “TD Garden” ndërmjet Boston Celtics dhe San Antonio Spurs, me skuadrën nga Massachusetts që triumfoi në fund me rezultat 108:94, falë formës se jashtëzakonshme që po tregon Kyrie Irving, i cili shënoi 24 pikë e 6 asistime. Atë e ndihmuan edhe Jaylen Brown me 18 pikë Al Horford me double-double 14 pikë e 13 kërcime. Nga ana tjetër më efikasit ishin, Rudy Gay me 14 pikë, kurse LeMarcus Aldridge dhe Pau Gasol i shtuan nga 11 pikë secili.
Për Spurs ishte kjo e tretë sezonale.

Fitore shënoi edhe Toronto Raptors te Portland Trail Blazers 85:99, me të pandalshmin Demar DeRozan që shënoi 25 pikë, kurse përkrahu kishte edhe Kyle Loëry i cili i shtoi 19 pikë e 10 kërcime. Te humbësit u veçua apo njëherësh lojtari më i mirë në parket ishte Damian Lillard i cili shënoi 36 pikë, por të tjerët heshtën.

Një befasi mund të quhet fitorja e Houston Rockets ndaj Philadelphia 76ers 107:115, ndërsa Orlando Magic mposhti në udhëtim New Orleans 99:115. Charlotte Hornets fitoi po ashtu si mysafirë te Memphis Grizzlies 99:104, derisa Utah Jazz mposhti Dallas Mavericks 104:89, New York Nicks ndali serinë e fitoreve të Denver Nuggets 116:110, dhe krejt në fund Miami Heat dhe Minnesota Timberwolves luajtën vazhdimet për t’i takuar fitorja skuadrës nga Florida 122:125.

Rezultatet komplete:
Boston Celtics – San Antonio Spurs                  108-94
Miami Heat – Minnesota Timberwolves                122-125 (vazhdime)
New York Knicks – Denver Nuggets                   116-110
Houston Rockets – Philadelphia 76ers                107-115
Memphis Grizzlies – Charlotte Hornets               99-104
New Orleans Pelicans – Orlando Magic                99-115
Utah Jazz – Dallas Mavericks                            104-89
Portland Trail Blazers – Toronto Raptors           85-99
Los Angeles Clippers – Golden State Warriors   113-141

Artikulli paraprakJanuzaj drejt Kombëtares së Kosovës, FIFA i jep një mundësi
Artikulli tjetërPartizani i Beogradit, apel tifozëve: Pa urrejtje dhe shovinizëm ndaj Skënderbeut